75 Mall Live Search
14:45 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / OSH

Kurti emëron zëvëndësministren e re të Punëve të Jashtme

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Liza Gashin zëvendësministre të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Znj. Gashi ishte zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës edhe në Qeverinë Kurti I. Kryeministri e ka uruar znj. Gashi për pozitën e re dhe i ka dëshiruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj.

Liza Gashi ka udhëhequr shumë shoqata, organizata e projekte, ndërkaq ishte edhe drejtore ekzekutive e Germin.