Qeveria nigeriane konfirmon se bandat rrëmbyen 136 fëmijë

Të dielën qyteti i Tegina në Nigeri u sulmua nga një bandë e armatosur. Zyrtarët e qeverisë shtetërore thanë se po kontaktonin prindërit për të konstatuar numrin e saktë të fëmijëve të zhdukur.
Presidenti i Nigerisë, në një deklaratë të lëshuar tha se agjentët e sigurisë po kërkonin rreth 200 fëmijë, transmeton Indeksonline.
Zëvendësguvernatori i shtetit, Ahmed Mohammed Ketso, u tha gazetarëve se është mësuar numri i fëmijëve të zhdukur.
“Tani mund të konfirmojmë që në total prej 136 fëmijësh janë rrëmbyer“, tha Ketso në një konferencë shtypi.
Që nga dhjetori në atë vend janë rrëmbyer më shumë se 800 fëmijë./Indeksonline/