75 Mall Live Search
13:06 / E Mërkurë, 09 Qershor 2021 / A. A

Prishtina luan në Elbasan, ndeshjen e parë në kualifikime të Champions League

Turneu i raundit preliminar i UEFA Champions League do të zhvillohet në Shqipëri, konkretisht në Durrës dhe Elbasan dhe jo siç ishte paraparë më herët në kryeqytetin e Ishujve Faroe, Torshavn.

Prishtina dhe Folgore do të takohen në “Elbasan Arena” më 22 qershor nga ora 20:00.

Edhe finalja e turnirit do të zhvillohet në Elbasan më 25 qershor nga ora 20:00, kurse gjysmëfinalja tjetër në Durrës.

Lajmin shumë shpejtë pritet të konfirmojë edhe UEFA.