75 Mall Live Search
13:26 / E Mërkurë, 09 Qershor 2021 / A. A

Chelsea hyn në garë me PSG për Achraf Hakimin

Achraf Hakimi pritet të largohet nga Inter këtë verë pas mega-ofertave që kanë shkuar në adresë të italianëve nga Paris Saint Germaini dhe Chelsea.

Londinezët kanë ofruar 60 milionë euro për shërbimet e Hakimit.

Sky në Itali raporton se Inter është i interesuar për Emerson Palmierin dhe Andreas Christensen dhe kjo mund ta bëjë më të lehtë misionin e Chelseat për ta marrë Hakimin.

Edhe PSG ka ofruar 60 milionë euro.

/Indeksonline/