Progres te Llapi/ Stadiumi ‘Zahir Pajaziti’ po bëhet me bari natyral

Skuadra nga Superliga e Kosovës, KF Llapi po investon në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.
Përmes rrjeteve sociale, klubi njofton publikun se stadiumi ‘Zahir Pajaziti’ do të bëhet me bari natyral, shkruan IndeksOnline
“F Llapi sot bëri hapin më të madh gjatë këtij viti ku krahas suksesit të skuadrës, Kryesia e klubit në bashkëpunim dhe me ndihmën e madhe të FFK-së, do ta bëj stadiumin “Zahir Pajaziti” me pamje evropiane duke ndryshuar fushën nga bari sintetik në natyral dhe pritet që pas përfundimit të projektit tapeti i fushës të ketë pamje të jashtëzakonshme. Kryesia e K.F. Llapit sot nënshkruajti kontratë me kompaninë më të njohur turke dhe kompaninë e licencuar nga UEFA dhe UEFA, “Iren limited sirket”, kompani e cila mirret me ndërtimin e fushave dhe e cila i mirëmban të gjitha fushat e Superligës së Turqisë”, shkruhet në njoftimin e klubit