75 Mall Live Search
14:35 / E Premte, 11 Qershor 2021 / Blerim

Liverpooli po e monitoron yllin e Lazios, e sheh si zëvendësues ideal të Wijnaldum

Skuadra e Liverpoolit është duke punuar ta sjellë në skuadër një mesfushor pas largimit të Gini Wijnaldum.

Mediat e huaja spekulojnë sot se ‘The Reds’ janë duke monitoruar yllin e SS Lazios, Milinkovic-Savic, shkruan IndeksOnline

Klubi i Premierligës po bën gati një ofertë drejtë agjentit të tij, Mateja Kezman.

Mesfushori serb (26-vjeçar) me Lazion gjatë sezonit të kaluar zhvilloi 32 ndeshje, shënoi 8 gola dhe bëri 10 asistime.

Vlera e tij në sajtin e njohur ‘Transfermarkt’ shkon deri në 70 milionë euro./IndeksOnline/