Muharrem Jashari ka “firmosur” me Dritën, por Gjilani ka paguar kartonin e futbollistit

Muharrem Jashari nuk do të vazhdoj më me Trepçën ’89 dhe Gjilani do të jetë qyteti i tij ardhshëm.
Mesfushori nga Mitrovica pritet të nënshkruaj me Dritën.
Por, siç merr vesh ekskluzivisht IndeksOnline, është skuadra e Gjilanit që ka paguar kartonin e futbollistit të Trepça 89 dhe ka marrëveshje me klubin mitrovicas për transferimin e futbollistit.
Lojtari dëshiron të luaj me ish-kampionët e Kosovës derisa Trepça ’89 dhe Gjilani kanë një marrëveshje.
Kjo lëvizje e lojtarit mund të shtojë edhe më shumë rivalitetin mes dy skuadrave nga qyteti i Gjilanit. /IndeksOnline/