Munishi: Futbolli është për të gjithë/ Mirlind Daku i lë një mesazh: Në emision sportiv…

Ismet Munishi është rikthyer nga pushimet dhe ka filluar menjëherë me reagime në rrjetet sociale për Kampionatin Europian EURO20.
Trajneri i SC Gjilan ka thënë se ‘futbolli është për të gjithë’ pas kritikave të shumta nga adhuruesit e futbollit për emisionet e fundit në televizionet kosovare për EURO20, shkruan IndeksOnline
“Ka filluar Kampionati Europian dhe po vërehet një entuziazëm nga të gjithë njerëzit, pavarësisht profesionit dhe nacionalitetit. Duke parë shkrimet që po kritikohen pse po thirren në studio, këngëtarët, artistët, politikanët, etj – kam një përgjigje. Futbolli është për të gjithë, është edhe i hoxhës dhe i priftit”, ka shkruar Munishi në rrjetet sociale
Por në këtë shkrim ka reaguar ish-futbollisti i FC Ballkanit, Mirlind Daku.

“Ama edhe jo bash me thënë ‘jo unë s’kqyri futboll’ kur të del në emision që ka të bëjë me futbollin”, ka komentuar golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës për sezonin 2020/21.
/IndeksOnline/