Rrëfehet ish e dashura e Butrint Imerit: Nuk mund të fle vetëm!

Moderatorja shqiptare, Kiara Tito, shquhet si ndër prezantueset më seksi të ekranit televiziv.
Ajo ka qenë e ftuar në një emision, ku ka shpalosur shumë të pathëna nga jeta e saj private, shkruan Indeksonline.

Kiara thotë se ka qenë një femër që ka pasur ëndrra të mëdha dhe nuk është ndalur asnjëherë duke punuar për t’i arritur ato.
Ndër të tjerash, ajo rrëfeu edhe një moment të sikletshëm pas i është dashur të largohet nga vendlindja në mënyrë që t’i vazhdojë studimet.
“Jetoj vetëm dhe nuk mundesha për muaj të tërë. Akoma dhe sot e kësaj dite nuk mund të fle vetëm. Ishte e shëmtuar të shihje shpinë, vendin më të sigurt të lëvizte themelet, nuk dua ta kujtoj. Më është bërë frikë dhe mendoj se e kanë shumë njerëz.“, tha moderatorja.
Gjatë kësaj periudhe i kishte dalë në ndihmë tezja e saj të cilën e quan edhe si motër.
“Është tezja ime, kam fatin që për çdo problem ta diskutoj me të, çdo gëzim ta ndaj me të dhe më ka zëvendësuar në mënyrën më të mirë të mospaturit një motër në krah, miqtë e mi, Liesa, Arditi, Niko janë njerëzit që më shoqërojnë çdo ditë në çdo hap që hedh.“, u shpreh Kiara.
Kujtojmë, që nga ndarja me Butrintin, ajo nuk është përfolur për ndonjë romancë të re./Indeksonline/
