75 Mall Live Search
22:08 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / A. A

“Andi Zeqiri i ka dyert e hapura te Kombëtarja e Kosovës”

Andi Zeqiri nuk u ftua nga Vladimir Petkoviq në kampionatin evropian ‘Euro2020’.

Sulmuesi shqiptar ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare me Zvicrën.

Ramush Gashi, ndihmës trajner te Kosova thotë se Kosova e ka derën e hapur ende për Zeqiri.

“Është fakt që Andi premtoi, por Andi i ka dyert e hapura te Kombëtarja e Kosovës dhe shpresoj që do të bashkëngjitet, jo vetëm ai por edhe shumë të tjerë. Kemi disa lojtarë që luajnë të U21-shi i Zvicrës që shumë shpejtë do t’i bashkohen kombëtares tonë. Për neve është shumë mirë që Andi nuk ka shku në kampionatin evropian. Mendoj që tani e tutje do t’i bashkangjitet kombëtares tonë” deklaroi Gashi në Supersport.

Kujtojmë se Zeqiri luan te ekipi anglez Brighton and Hove Albion në Premier Ligë.

/Indeksonline/