75 Mall Live Search
11:01 / E Mërkurë, 23 Qershor 2021 / C E

Interi në pritje të ofertës së PSG-së për Hakimin

Achraf Hakimi ka qenë një nga futbollistët më meritor që Interi fitoi titullin e Serie A.

Ai u bashkua me zikaltërit një vit më parë nga Real Madridi për 45 milionë euro, pasi kishte kaluar një sezon fantastik i huazuar te Dortmundi.

Gjendja e rënduar financiare e klubit ka bërë që njëri nga yjet të sakrifikohet këtë verë.

Drejtuesit e Interit janë duke pritur një ofertë për 22 vjeçarin dhe PSG është skuadra e interesuar për të.

Sky Sport shkruan se Nerazurët po kërkojnë 80 milionë euro derisa një marrëveshje mund të arrihet me 75 milionë euro.

Për të janë të interesuar edhe kampionët e Evropës. Chelsea mund të ofroj në shkëmbim Marcos Alonson dhe një pjesë të paguaj.

Klubi italian do të pranoj ofertën më të lartë më mbrojtësin e djathtë. /IndeksOnline/