75 Mall Live Search
22:27 / E Enjte, 24 Qershor 2021 / A. A

Nuno Espirito Santo favorit për të marrë drejtimin e Tottenhamit

Prej se Tottenhami shkarkoi Jose Mourinhon, pozita e kryetrajnerit te klubi londinez ka mbetur vakante.

Ryan Mason e udhëhoqi skuadrën në disa ndeshje sezonin e kaluar.

Ka disa javë që ‘Gjelat’ kanë zhvilluar negociata me disa trajnerë por pa rezultat.

Paulo Fonseca ishte shumë afër që të nënshkruante me Tottenhamin por për shkaqe financiare marrëveshja dështoi.

BBC raporton se Nuno Espirito Santo është favorit për të marrë drejtimin e londinezëve.

Muajin e kaluar, Santo njoftoi ndarjen nga Wolverhamptoni pas 4 vitesh qëndrim te ky klub.

/Indeksonline/