Gjest i mirë, kryetari i komunës ua paguan maturën nga xhepi i tij, të gjithë maturantëve që s’i kanë kushtet e mira financiare
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë një gjest që meriton lëvdata. Ai ka shprehur vullnetin që të ua paguaj shpenzimet nga xhepi i tij të gjithë maturantëve që s’i kanë kushtet e mira financiare.
“Këto ditë organizohet Mbrëmja e Maturës, dhe secili prej tyre ka dëshirë të jetë prezent me shokët dhe shoqet e klasës.
Mirëpo, ka nga ata të cilët nuk mund të jenë prezent për shkaqe financiare.
Unë jam i gatshëm, që nga rroga ime të ndaj një pjesë për ata që kanë nevojë ta paguajnë pjesën e tyre për pjesëmarrje në Mbrëmjen e Matures.
Më shkruani privatisht, se cili shok apo shoqe e juaja ka nevojë” shkruan Muharremaj në njoftim./Indeksonline/