75 Mall Live Search
20:41 / E Martë, 06 Korrik 2021 / C E

Sothgate flet para ndeshjes me Danimarkën, i bindur që do menaxhoj presionin

Gareth Southgate ka folur para ndeshjes gjysmëfinale që Anglia do ta luaj nesër mbrëma ndaj Danimarkës.

Trajneri i “Tre Luanëve” thotë se e ka larguar presionin që kishin lojtarët nga ndeshja e parë kundër Gjermanisë.

“Ne u morëm me presionin me të vërtetë mirë në ndeshjen hapëse dhe kundër Gjermanisë”, ka thënë trajneri anglez në konferencën për media.

“Presioni është ai që ju zgjidhni të jetë, mund të jetë motivues”.

“Nëse do të kishim fituar shumë tituj dhe do të duhej ta ndeshnim atë, mbase do ta ndiejmë ndryshe”

“Danimarka e ka fituar atë (Euro) më parë kështu që mbase ka më shumë presion mbi ta”, ka thënë ndër të tjerash Southgate. /IndeksOnline/