75 Mall Live Search
09:00 / E Diele, 11 Korrik 2021 / AR

Llapjanit ia vjedhin veturën “BMW”

Një qytetari në fshatin Sekiraqë të Podujevës ia kanë vjedhur veturën e tipit BMW. Ai ka raportuar se vetura ishte me targa vendore, transmeton “Indeksonline”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas mesnate i është vjedhur vetura e tipit BMW me targa vendore, si dhe dokumentacioni i veturës dhe patentë shoferi. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.