75 Mall Live Search
10:30 / E Diele, 11 Korrik 2021 / OSH

Sonte, finalja e Evropianit/ Futbolli a po vjen në shtëpi apo po shkon në Romë?

Sonte nga ora 21:00 do të zhvillohet finalja e Kampionatit Evropian mes Italisë dhe Anglisë në stadiumin ikonik “Ëembly”.

Tek Italia mungon Spinazzola që pësoi një lëndim të rënd kundër Belgjikës, kurse te Anglia në dyshime është Phil Foden që ka problem me një lëndim dhe nuk dihet se a do të luaj sonte, transmeton Indeksonline.

Italia në gjysmë-finale mposhti Spanjën pas ekzekutimit të penaltive, kurse Anglia arriti të fitoj kundër Danimarkës me rezultat 2:1 pas 120 minutave lojë.

Sonte vendoset se futbolli a do të shkoj në shtëpi apo në Romë./Indeksonline/