75 Mall Live Search
10:37 / E Diele, 11 Korrik 2021 / OSH

Emocionuese/ Momenti kur gjyqtari e mbyll ndeshjen, Messi shpërthen në lot!

Mbrëmë, Argjentina fitoi kundër Brazilit me rezultat 1:0 në finale të Kupës së Amerikës.

Ky ishte trofeu i parë i kapitenit, Lionel Messi me kombëtaren e Argjentinës, transmeton Indeksonline.

Një kamerë e ka fokusuar Lionel Messin në momentin kur gjyqtari dha sinjalin për përfundimin e ndeshjes.

Lionel Messi ra me gjunjë në tokë dhe lotët e tradhtuan. Të gjithë lojtarët e Argjentinës vrapuan drejt tij për të festuar. /Indeksonline/