75 Mall Live Search
23:54 / E Diele, 11 Korrik 2021 / C E

Anglia në “Home”, Kupa e Evropës në Romë

Italia është Kampioni i ri i Evropës.

Axurët kanë mposhtur Anglinë pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3-2 pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë përfundoi 1-1.

Anglia kaloi e para në epërsi me golin e Luke Shaw në minutën e dytë të ndeshjes.

Golin e barazimit e shënoi Bonucci në minutën e 67-të.

Me këtë rezultat përfundoi koha e rregullt dhe koha shtesë.

Nga penalltitë Italianët ishin më të saktë ku realizuan 3 herë derisa anglezët vetëm 2 herë.

Ky është triumfi i dytë i Italisë në Kampionatin Europian derisa Anglia do të vazhdoj pritjen. /IndeksOnline/