75 Mall Live Search
16:04 / E Diele, 25 Korrik 2021 / OSH

Basketboll/ Franca shokon ShBA-në, amerikanët i nisin me humbje Lojërat Olimpike

Kombëtarja e ShBA-ve në basketboll ka pësuar humbje nga Franca në ndeshjen e parë të Lojërave Olimpike.

Franca ka arritur të shënoj fitore me rezultat 83-76  ,transmeton Indeksonline.

Lojtari më i mirë tek Franca ishte Fournier me 28  pikë, kurse tek ShBA-të shkëlqeu Holiday me 18 pikë.

Përkundër që kombëtarja amerikane është e mbushur me yje, nuk arriti të fitoi ndeshjen e parë.

Franca në ndeshjen e ardhshme do të luaj kundër Çekisë, kurse ShBA-të do të luajnë kundër Iranit./Indeksonline/