75 Mall Live Search
16:41 / E Diele, 25 Korrik 2021 / A. A

Presidenti i KOK-ut dërgon telegram ngushëllimi për viktimat e aksidentit në Kroaci

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ka reaguar pas aksidentit fatal që ndodhi mëngjesin e sotëm në Kroaci, ku 10 persona humbën jetën dhe 45 u lënduan.

Ai ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe ka uruar shërim të shpejt të të lënduarve.

Ky është shkrimi i plotë i Krasniqit.

Telegram ngushëllimi për familjet e viktimave të aksidentit në Kroaci

Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mësuam lajmin tronditës për ndarjen nga jeta të dhjetë shqipëtarëve të Kosovës dhe shumë të tjerë të lënduar, në aksident trafiku në Kroaci.

Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së tyre, dhe u dëshirojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarve.

Kjo ngjarje na ka tronditur të gjithëve dhe pa dyshim që edhe ne, nga Lojërat Olimpike në Tokio, po bashkëndjejmë dhimbjen me familjet e viktimave.

U qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Ismet Krasniqi,

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës