Ballkaniku i veteranëve të atletikës do zhvillohet në Shqipëri, marrin pjesë rreth 800 sportistë

Atletët veteranë shqiptarë mbeten aktivë dhe shpejt do të kenë një rast për të treguar veten, Kampionatin Ballkanik të këtij sporti.
Për herë të parë, ky aktivitet i rëndësishëm i Gadishullit do të mbahet në Shqipëri, dhe pikërisht në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës, me mbështetjen e bashkisë së qytetit, Federates Shqiptare të Atletikës dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Shqipëria e siguroi organizimin në datat 17-19 shtator, pas një konkurrence të fortë me Kroacinë.
Sipas sekretarit të atletëve “mastër” shqiptarë, Rudi Bektashit, në Ballkanik pritet të marrin pjesë 1500 atletë, nga të cilët deri në 800 do të jenë nga vendet e tjera të gadishullit, si Rumania, Greqia, Bullgaria, Serbia, Kroacia apo Kosova.
Kampionati Ballkanik është i ndarë sipas kategorive të moshave me ndarje 5-vjeçare, nga 35 deri në moshën maksimale.
Rekordmeni i Ballkanit në gjysmë maratonë, Nexhat Xhemalçe, merr pjesë në grupin e 85-vjeçarëve.