Vdes legjenda e futbollit ferizajas

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë, në moshën 55 vjeçare legjenda e futbollit të qytetit të Ferizajt, Nadir Haxhimusa.
Ai ishte futbollist, trajner dhe drejtor sportit i klubit të Ferizajt dhe një nga shtyllat e sportit në këtë qytet.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryetari i komunës, Agim Aliu.
Ky është njoftimi mortor i tij:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Mëngjesi çeli me lajmin e pikëllueshëm, për ndarjen e hershme nga jeta të futbollistit të plejadës së artë, drejtorit e trajnerit sportiv nga më të mirët, një nga shtyllat mbajtëse të historisë së Klubit të Futbollit “Ferizaj”, mikut tim e bashkëpunëtorit tonë, Nadir Haxhimusa.
Futbolli ferizajas e më gjerë është sot në zi. Ferizaj humbi një qytetar shembullor, familja një prind të përkushtuar e miqtë, shokët, më të shtrenjtin Nadir. Lamtumirën na dha shumë herët, ai që sot vepra e tij e bën të papërsëritshëm.
Ngushëllime të sinqerta familjes së nderuar Haxhimusa, miqve e të njohurve të të ndjerit!
Dritë pastë shpirti i tij!
