75 Mall Live Search
12:30 / E Enjte, 12 Gusht 2021 / C E

Barca ia thotë qartë Koemanit: Nuk ka më transferime

Ronald Koeman ka marrur lajmin e hidhur.

Pas largimit të Lionel Messit dhe shitjes potenciale të Braithwaite dhe lëndimit të Agueros, Roanld Koeman kishte kërkuar nga Barcelona blerjen e një sulmuesi të ri në skuadër por siç duket kjo ka hasur në veshë të shurdhër.

Sipas gazetarit spanjoll, Toni Juanmarti, Barcelona e ka informuar holandezin që nuk do të ketë më transferime në klub gjatë këtij afati kalimtar shkaku i vështirësive ekonomike që klubi po përballet.

Juanmarti sugjeron që Barcelona planifikon të bëjë ndonjë ndryshim eventual në janar por jo në këtë afat kalimtar veror.