5 këngë, 5 hite/ Dafina Zeqiri s’po ndalet në vitin 2021

Këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri është duke sjellur projekte tejet kualitative në vitin 2021.
Edhe pse vetëm 5 këngë ka realizuar këtë vit,të gjithat janë shndërruar në hite, sidomos “Pa ty(remix)” dhe “Duro”, transmeton Indeksonline.
Te dy këto këngë kanë grumbulluar nga 25 milionë shikime në Youtube dhe po vazhdojnë të dëgjohen shumë.
Në këtë muaj, Dafina publikoi këngën “Llafe Llafe” në bashkëpunim me reperin, Lyrical Son.
Për 7 ditë, kënga ka arritur të grumbulloj afro 3 milionë shikime.
Këtë vit, Dafina realizoi edhe këngët “Japa” dhe “Happy Birthday”. Të dy projektet numërojnë miliona klikime në Youtube.
Këngëtarja kosovare nuk pritet të ndalet. Ajo deri në fund të vitit do të realizoj të gjithë këngët e albumit “Dafinë moj”.
Së shpejti pritet që Dafina të sjell bashkëpunimin me reperin, Buta. Po ashtu është spekuluar se këngëtarja do të bashkëpunoj edhe me këngëtaren, Kida por ende nuk ka asgjë të konfirmuar./Indeksonline/