75 Mall Live Search
13:28 / E Diele, 15 Gusht 2021 / OSH

Momenti qesharak në ndeshjen Norwich-Liverpool/ Tsimikas gabon në mbrojtje, Milner i jep një shuplak

Një moment qesharak i ndeshjes Norwich-Liverpool është duke u komentuar shumë në rrjetet sociale.

Mbrojtësi grek, Kostas Tsimikas në minutën e 69-të gaboi në mbrojtje dhe rrezikoi gjithë skuadrën, por për fatin e tyre të mirë, Norëich nuk arriti të shfrytëzoj këtë gabim të mbrojtjes së Liverpoolit, transmeton Indeksonline.

Pasi përfundoi ai aksion, kapiteni i Liverpoolit, James Milner u nis drejt grekut dhe e goditi me shuplak për gabimin që bëri.

Liverpool fitoi 0:3 dje kundër Norwichit./Indeksonline/