De Bruyne, Kante dhe Jorginho nominohen për çmimin e “Lojtarit më të mirë në Evropë”

UEFA ka prezantuar 3 të nominuarit për të fituar çmimin e “Lojtarit më të mirë të Evropës” për vitin 2021.
Të nominuar për këtë çmim janë tre mesfushorë: Kevin De Bruyne, Ngolo Kante dhe Jorginho, transmeton Indeksonline.
Favorit për ta marr këtë çmim është Jorginho i cili ka fituar 3 trofe evropian: Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kampionatin Evropian. /Indeksonline/