Manchester United nuk ia del ta mposht Southamptonin

Manchester United ka barazuar si mysafir i Sothamptonit me rezultat 1-1 në ndeshjen e javës së dytë të Premierligës.
Djajtë e Kuq nuk arritën të dalin me pikë të plota nga “St Mary’s”, shkruan Indeksonline.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me autogolin e shënuar nga Fred në minutën e 30-të.
Rezultatin e barazoi Greenwood në minutën e 55-të të ndeshjes.
Me këtë barazim, Manchester United është në vendin e katërt me katër pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/