Ilda Bejleri s’do të kandidojë për presidente të FSHF-së

Gjatë të enjtes, mediumet lokale raportuan se gazetarja Ilda Bejleri do të kandidojë për postin e presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që prezantuesja e njohur nuk e ka këtë ambicje.
Disa emra të njohur përfliten nga opinioni, por vetëm dy deri tani kanë shprehur interesim, Armando Duka dhe Dritan Shakohoxha.
/Indeksonline/