Lincoln shkruan historinë, ekipi i parë nga Gjibraltari që futet në grupe

Lincoln Red Imps ka regjistruar fitoren më të rëndësishme në historinë e saj.
Kjo skuadër eliminoi Rigan nga playoffi, për të siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të Conference League.
3-1 ishte rezultati pas vazhdimeve për Lincoln, duke u bërë ekipi i parë nga Gjibraltari që luan në fazën e grupeve të një gare evropiane.
Mesfushori Besar Halimi u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të te Riga, por nuk arriti të ndihmonte skuadrën.
/Indeksonline/