Kane rikthehet fuqishëm, vetëm 9 minuta iu deshën për të shënuar gol

Harry Kane ka po luan ndeshjen e parë të sezonit me Tottenhamin.
Sulmuesit anglez iu deshën vetëm 9 minuta që të shënonte gol kundër Paços Ferreira, në kuadër të playoff të Conference League.
Ndeshjen e parë ekipi portugez e kishte fituar 1-0.
Ndryshe, Kane ishte sulmuesi më i përfolur gjatë këtij afati kalimtar në Angli.
Por të mërkurën, ai ua bëri të qartë tifozëve të Tottenhamit se nuk do të largohet.
/Indeksonline/