Barcelona nuk gabon ndaj Getafes

Barcelona ka shënuar fitore në shtëpi ndaj ekipit të Getafes me rezultat minimal 2-1, transmeton Indeksonline.
Në minutën e dytë mesfushori Sergi Roberto e ngriti Barcën në epërsi, për t’i barazuar shifrat më pas ish-sulmuesi i tyre, Sandro Ramirez, disa minuta më vonë.
Në minutën e 30, i transferuari nga Lyon, Memphis Depay, shënoi për 2-1.
E në pjesën e dytë asnjëra nga skuadrat nuk arritën të tundin portën e kundërshtarit dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë. /IndeksOnline/