09:54 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / k.v

Policia në Kuvend, pritet arrestimi i deputetëve të VV-së (Foto)

Tre deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Donika Kadaj- Bujupi dhe Albulena Haxhiu nisia ia mësyjnë Kuvendit të Kosovës sot, mund të përfundojnë në pranga të Policisë së Kosovës.

Zyrtarët policor tani ndodhen në hyrje të Kuvendit ndërsa dje ishte lëshuar një urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë për mos marrje pjesë në seancën gjyqësore që po zhvillohet kundër tyre për veprimet në Kuvend, raporton Indeksonline.

Për të akuzuarit Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, gjykata ka lëshuar urdhëresë për sjelljen me dhunë nga Policia e Kosovës, dhe sipas informatave të këtyre stacioneve, të njëjtit nuk janë gjetur në adresat e vendbanimit.

Meqenëse se të njëjtit nuk iu janë përgjigjur këtyre ftesave, trupi gjykues merr aktvendim kundër të akuzuarve Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi që të lëshoi urdhëresë për ndalim/arrestim dhe dërgim në qendër të paraburgimit, dhe gjithashtu të njëjtëve do tu përcaktohet paraburgimi./Indeksonline/