Manaj lë Barcelonën, kthehet në Serie A

Rei Manaj ka arritur marrëveshjen me Spezian për tu kthyer në Serie A. Sulmuesi i Barcelonës do të huazohet nga Barcelona te skuadra simpatike italiane.
Manaj kishte tri ofertë në tavolinë, nga Mallorca në Spanjë, nga Familiaco në Portugali dhe Spezia në Itali, duke zgjedhur opsionin e fundit.
Manaj kaloi në formë të lartë në ndeshjet parasezonale duke fituar besimin e Koeman te Barcelona.
Por, bordi i Barcelonës nuk ishte i bindur në cilësitë e shqiptarit për ta mbajtur atë deri në fund të sezonit./Indeksonline/