Barcelona në janar do të bëjë ofertë për Olmo

Barcelona si duket nuk do të heq dorë leht nga Dani Olmo, pasi sipas Goal ata e shohin spanjollin si prioritet për afatin e janarit, transmeton Indeksonline.
Olmo dëshiron që të rikthehet në Camp Nou me Barcelonën që tentoi ta transferojë ditën e fundit të afatit, por Leipzig nuk pranoi.
Barcelona dëshiron që ta ketë Olmon nën dispozicion që nga janari, pa pasur nevojë të pres deri në verën e vitit 2022.
Olmo ishte pjesë e akademinsë së Barcelonës deri tek grupmoshat U18, pastaj u transferua tek Dinamo Zagreb, nga ku u largua drejt Leipzig. /Indeksonline/