75 Mall Live Search
12:21 / E Shtunë, 18 Shtator 2021 / OSH

Sot Superliga e Kosovës me dy super ndeshje në program, duhet t’i ndiqni patjetër

Sot fillon java e 5-të e Superligës së Kosovës.

Në program, në ora 16:00,  për sot janë 2 super ndeshje, që mund t’i shikoni në ArtMotion, transmeton Indeksonline.

Ekipi i Ballkanit në Suharekë e pret Llapin që është totalisht jashtë formës. 

Suharekasit janë në pozitën e dytë me 8 pikë, kurse Llapi është në pozitë ne parafundit me vetëm 2 pikë.

Një huje sot për Llapin do të thoshte thellim edhe më shumë i krizës.

Tjetra ndeshje interesante është ajo mes Malishevës dhe Feronikelit. Dy ekipet janë në formë të mirë.

Malisheva është në pozitën e 4-të me 7 pikë, kurse Feronikeli në pozitën e 5-të me 6 pikë.

Dy ekipet kërkojnë fitore që të jenë në pjesën e lartë të tabelës./Indeksonline/