21:47 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / OSH

Shpallet kampion bote, Marku falendëron Zotin

Boksieri shqiptar, Florian Marku, është shpallkur kampion botë në kategorinë IBF.

Marku triumfoi kundër ukrainasit Prodan me vendim të referëve pasi u përballën për 10 raunde.

Në një postim në rrjetin social Facebook, boksieri shqiptar ka shkruar se falënderon Zotin dhe fansat për përkrahjen.

“FALEMINDERIT ZOTIT PER CDO GJE. KY ESHT FILLIMI FALEMINDERIT NGA ZEMRA PER TE GJITH PERKRAHJEN”, ka shkruar Florian Marku.

Boksieri nga Lushnja më parë boksonte si kick-bokiser, ndërsa tani u shpall kampion bote në kategorinë e tij.