Përleshje mes Intelektualëve dhe Skifterave në Fadil Vokrri

Tifozët e Dritës “Intelektualët” dhe ata të Gjilanit “Skifterat” janë përleshur pas pjesës së parë në Fadil Vokrri, transmeton Indeksonline.
Pas përfundimit të pjesës së parë tifozët e të dyja skuadrave kanë dashur që t’ qërojnë hesapet mes veti, por pas intervenimit të sigurimit pas disa minutave situata është qetësuar.
Pjesa e parë ka përfunduar pa gola mes dy skuadrave nga qyteti i Gjilanit.