Projekt gjigant, Muharremaj prezanton projektin e zonës industriale në Duhël

Një tjetër projekt gjigant është prezantuar nga kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili synon të jetë në krye të kësaj komune edhe për një mandat.
Përmes një videoje, Muharremaj prezantoi projektin e zonës së re industriale në Duhël, për të cilën thotë se është mundësi e mirë për zhvillimin e biznesit.
Tutje, kryetari Muharremaj u shpreh se me zhvillimin e këtij projekti do të rritet edhe punësimi.
Njoftimi i plotë:
Kjo zonë e re industriale në Duhël, do të mbetet mundësi e mirë për zhvillimin e biznesit.
Investitorët, bizneset vendore dhe ato nga diaspora, do ta kenë vendin ideal të projektuar për zhvillim të veprimtarive të tyre…
Me zhvillimin e kësaj zone industriale, do të rritet edhe mundësia e krijimit të vendeve të reja të punës…