75 Mall Live Search
19:59 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / OSH

Kush do të jetë pasardhësi i Koeman?

Ronald Koeman pritet të shkarkohet shumë shpejt nga posti i trajnerit të Barcelonës, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, kush do të jetë pasardhësi i tij në stolin katalunas ende nuk dihet. Disa nga emrat e përmendur janë: Muneco Gallardo, Andrea Pirlo, Xavi Hernandez, Robert Martinez.

Nëse Robert Martinez do të marrë drejtimin e Barcelonës, ai do të vijë tek Barca pas ndeshjeve të kombëtareve në muajin nëntor, pasi ai aktualisht është përzgjedhës i kombëtarës së Belgjikës.