Katër të vdekur dhe 56 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur katër persona si pasojë e COVID-19 si dhe janë shënuar 56 raste të reja.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se janë shëruar 281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 154,881.
Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,357,810 doza të vaksinës, deri më sot 551,601 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
