75 Mall Live Search
17:18 / E Shtunë, 02 Tetor 2021 / OSH

Rrokulliset një veturë në rrugën Podujevë-Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Sipas pamjeve, një veturë është rrokullisur me ç’rast ka dalë nga rruga kryesore.

Po ashtu, në fotografi shihet se disa persona janë afruar tek automjeti për të ofruar ndihmën e tyre.

S’raportohet për të lënduar./IndeksOnline/