Chelsea me fitore të ‘vonshme’ ndaj Southampton

Skuadra e Chelseas ka arritur fitore kundër Southampton në shtëpi me rezultat 3-1.
Blutë kaluan në epërsi herët me golin e Chalobah në minutën e 9 për rezultatin e pjesës së parë, teksa disa minuta pas fillimit të pjesës së dytë James Ward-Prowse në minutën e 61 barazoi shifrat nga penalltia, e i cili më pas u ndëshkua me karton të kuq.
Sulmuesi Timo Werner shënoi golin e parë këtë edicion në minutën e 84 dhe i dha avantazhin bluve ndërsa mbrojtësi i krahut Ben Chilwell u kujdes për goditjen përfundimtare ekipit të Ralph Hasenhuttl.