75 Mall Live Search
10:48 / E Hënë, 04 Tetor 2021 / C E

Incident gjatë zhvillimit të “Drag Race”, policia arreston zyrtarin e FASK-ut

Gjatë fundjavës është zhvilluar gara automobilistike “Drag Race 4”.

Fitues i kësaj gare ishte Flamur Ismajli i cili ishte më i shpejti me veturën e ti Audi.

Por jo gjithçka shkoi sipas planifikimit, shkruan Indeksonline.

Zyrtari i FASK-ut, Bardhyl Canolli pati një përplasje me një nga garuesit dhe tifozët.

Është dashur intervenimi i Policisë për të qetësuar situatën.

Personi në fjalë është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin Policor për intervistim. /IndeksOnline/