75 Mall Live Search
14:19 / E Martë, 05 Tetor 2021 / B O

Zbulohet emri i Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë në Shqipëri

Gledis Nano, drejtori aktual i Antiterrorit mësohet se do të jetë drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë. Nano pritet të jetë zëvëndësues i Ardi Veliut që është shkarkuar mesditën e sotme.

Ministri Bledi Çuçi është pyetur nga deputeti demokrat Luan Baçi për lajmet që qarkullojnë minutat e fundit në media për shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Ministri Çuçi nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por tha se: Do ta merrni vesh kur t’i mbarojë kandili.