75 Mall Live Search
14:24 / E Martë, 05 Tetor 2021 / LB

Fshatrat Gurbardh e Burim të Malishevës masovisht me NISMA-n

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bashkë me kandidatin për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastratin dhe bashkëpunëtor tjerë kanë zhvilluar takime të ndara më përkrahës të tyre në fshatrat Gurbardh e Burim.

Edhe në këto tubime, sikur në takime tjera, Nisma ka marrë mbështetje të fuqishme për kandidatin e saj Ekrem Kastrati për zgjedhjet e 17 tetorit.

Ky i fundit ka shkruar në Facebook se Gurbardhi e Burimi janë bastionet më të fuqishme të Nismës.

Postimi i plotë i Kastratit:

Gurbardhi është një nga bastionet tona më të fuqishme, që përmes pritjes masive që mbrëmë na bëri, tregoi qartë se e vetmja alternativë për këtë fshat heroik, është NISMA Socialdemokrate dhe numri 119.

Me përkrahjen e madhe të fshatit Gurbardh, si dhe me mbështetjen që po marrim anekënd komunës së Malishevës, është e sigurt që më 17 tetor do të shënojmë një fitore të madhe, për të vazhduar më pas me mirëqeverisjen tonë për Malishevën Urbane.

#Voto119 #PërMalishevënUrbane