75 Mall Live Search
17:16 / E Mërkurë, 06 Tetor 2021 / AR

Hajnat e këpucëve, dy hajdutët që po bëjnë kërdi te Mati 1

Sot gjatë ditës ka ndodhur një vjedhje në rrugën “Ndue Perlleshi” te kompleksi “Sarajet e Matit”.

Dy persona të panjohur janë futur në kompleksin e lartëpërmendur ku edhe kanë vjedhur këpucë.

Të gjitha këto janë kapur nga kamerat e sigurisë, raporton Indeksonline.

Kjo zonë është e njohur për shumë vjedhje edhe në të kaluarën.

Disa herë janë thyer banesa por vidhen vazhdimisht edhe të mbathura para banesave.

Më poshtë pamjet që ka siguruar Indeksonline: