75 Mall Live Search
10:12 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / AR

Thirret takimi, pritet të ketë masa të reja

Sot janë thirrur në takim kryetarët e komunave për të diskutuar lidhur me situatën pandemike.

Siç mëson Indeksonline nga burimet e veta, takimi do të mbahet në formë virtuale në ora 14:00.

Po ashtu mësohet se së shpejti pritet të ketë edhe masa të reja kundër Covid-19.

Kujtojmë që nesër bëhen dy javë që nga miratimi i masave të fundit për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Indeksonline do t’ju mbajë të informuar…