“Shtrëngohuni”, afron momenti kur Ambasada Gjermane hap linkun për termin të vizave të punës

Ambasada Gjermane ne Kosovë ka konfirmuar se sot do të hapet linku për aplikim të termineve për viza të punës.
Në njoftim konfirmohet se lista e pritjes për caktimin e terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë punë për muajin nëntor, do të hapet në orën 14:00.
“Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin tetor është mbyllur. Lista e pritjes për nëntorin do të hapet të enjten, 7 tetor në orën 14:00”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane./Indeksonline/