15 gjoba nga 200 euro për kompanitë e radio-taksive që operonin në Prishtinë me leje nga komunat tjera

Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë ka inspektuar sot në terren kompanitë e radio-taksive.
Drejtori i Inspekcionit, Adonis Tahiri ka theksuar se operimi në Prishtinë me leje nga komunat e tjera, është shkelje dhe ndërmerren masat si për çdo taksi pa leje.
Me këtë rast janë shqiptuar 15 gjoba nga 200 euro dhe përjashtim nga komunikacioni si konfiskim i targave.
