75 Mall Live Search
12:20 / E Shtunë, 09 Tetor 2021 / B O

Gazetari Vehbi Kajtazi lëshon në treg mediumin Paparaci

Tregut mediat në Kosovë i është shtruar një medium i veçantë. Është fjala për portalin Paparaci. Ky medium i cili pritet të jetë i fokusuar në fotografi, video e shkrime hulumtuese e analitike është themeluar nga gazetari, Vehbi Kajtazi.

Në shkrimin hyrës të autorit dhe themeluesit është paralajmëruar se Paparaci do të jetë kudo. Mes ngjarjesh, në ndjekje të atyre që vendosin për të ardhmen e vendit.

“Tregu media kurrë nuk ka qenë më pluralist së sa viteve të fundit. Me ndryshimet politike dhe ardhjen e një subjekti të ri në pushtet si rezultat i punës së medieve të cilat kanë ekspozuar korrupsion e afera të mëdha, mediat tash po konsiderohen armiq të këtij pushteti”, thuhet në shkrimin e autorit.

“Presioni, sulmet, linçimi i gazetarëve dhe analistëve që po e bëjnë opozitën në mungesë të opozitës duhet të ndalet. Përballimi i këtyre sulmeve arrihet vetëm kur ka media të forta, të panënshtruara ndaj asnjë pushteti, qoftë ky me mbi 50 për qind të votave”.

Pos tjerash edhe rubrikat e Paparacit janë të veçanta.

Kategoria e shkrimeve hulumtuese dhe analitike quhet – “PaPardon”. Ajo e shoëbizit – “PaFilter”. E ekonomisë – “Progres”. Rubrika e lajmeve nga bota do të quhet – “PaKufi”. Ajo e sportit – “PaKarton”. E opinioneve – “PaDorëza”. Rubrika e teknologjisë – “PaKabllo” dhe ajo e stilit, jetës, kurioziteteve -“PaTeklif”.

“Edhe këto e bëjnë Paparacin të veçantë dhe unik në gjithçka. Këto dhe shumë veçori tjera e bëjnë të domosdoshëm për lexuesit shqiptarë në Kosovë, rajon dhe diasporë”.

https://paparaci.com/